VMRO: Pushteti po manipulon me numrin e të infektuarve me koronavirus

Dr. Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, në konferencën e sotme për shtyp tha se qeveria po manipulon me numrin e të infektuarve të rijnë me Covid-19 dhe se qeveria ka humbur kontrollin mbi përhapjen e infeksionit.

“Në vend që të kujdesen për qytetarët, qeveria po merr masa nga të cilat absolutisht askush nuk përfiton. Jo vetëm që nuk ka masa të përshtatshme në kohën e duhur, por gjithashtu manipulohet me numrin e pacientëve të rinj në baza ditore, si dhe me atë se gjoja virusi po dobësohet dhe është nën kontrollin e tyre. Filipçe dhe Zaev asesi të vetëdijesohen se shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet”, tha mes tjerash Andonovska.