VMRO mbetet në Kuvend, përgatitet rendi i ditës para shpërbërjes

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi po koordinohet se kur do të fillojë seancën në të cilën do të votohen Ligji për Prokurorin Publik dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë si dhe nëse do të ketë ose jo seancë për shkarkimin e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi.

Mësohet se ende nuk është dakorduar se kur saktësisht do të shpërndahet Kuvendi për zgjedhjet e 12 prillit, por Xhaferi konfirmon se afati i fundit për shpërbërjen është e diela.

Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës së sotme njoftuan se nuk do të braktisin Kuvendin deri në shpërbërje. VMRO-ja pret që shpërndarja e Kuvendit të realizohet deri në fund të kësaj jave. Ndërkohë, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska dhe Vlatko Gjorçev, të cilët kryesojnë me Komisionet e financave. të buxhetit,punës dhe politikës sociale, kanë anuluar tre seancat e paplanifikuara për ditën e sotme.