VMRO: Maqedonia në fund të listës botërore për persona të vaksinuar

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tyre Maqedonia është në fund të listës botërore për persona të vaksinuar. Ndërsa sipas të dhënave të “Blumberg”-ut Maqdonia është në vendin e 118 nga 122 shtete.

“Për shkak të paaftësisë së Venko Filipçes Maqedonia çdo ditë ka numër të madh të të infektuarve të rinj me Kovid-19, mbi 3.400 qytetarë kanë vd*ekur deri më tani, pacientë largohen nga ordinanca me mungesë të organeve, ndërsa vaksina nuk ka as për ilaç. Por sikur kjo të mos mjaftonte, doli edhe një sk*andal nga një sërë sk*andalesh që ministri i Shëndetësisë dhe mjek me profesion shihet në një video ku ndodhet në sallë operacioni, në këtë rast pa ndonjë mbrojtje, pa ndonjë pajisje mbrojtëse personale duke i shkelur të gjitha protokollet themelore”, thonë nga VMRO-DPMNE.