Partia opozitare VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se është duke kryer përndjekje dhe presion politik. Sipas tyre keqpërdorimi i urdhrit për përndjekje të Gruevskit për rrethim të shtabit të partisë është reflektim i metodave jodemokratike që nuk kanë bazë në botën e civilizuar dhe Evropën.
“Gjithsej 9 vrasje nuk janë zbardhur tani më një vit e gjysmë, ndërsa pushteti nuk kanë lëvizur as një të dhjetën e forcave policore që u përdorën për të rrethuar shtabin e VMRO-DPMNE-së. Një vit e gjysmë organet e gjyqësorit nuk kanë ndërmarr asnjë veprim kundër dyshimeve për krim tek përfaqësuesit e lartë të pushtetit”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
Ata shtojnë se sundimi i drejtësisë duhet përsëri të bëhet praktikë e jo përjashtim.