VMRO-LSDM dhe BDI po tentojnë të mashtrojnë pensionistët

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar pas miratimit të 26 masave dhe rekomandimeve nga Qeveria për ballafaqim me krizën ekonomike.

Nga kjo parti thonë se masat nuk janë adekuate dhe se disa prej tyre tashmë janë të vonuara.

“Qeveria e administratorit Kovaçevski nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizës për derivatet e naftës për 50 përqind dhe uljen e menjëhershme të derivateve për 13 dhe 9 denarë, por ofroi një model të komplikuar që askush nuk e kuptoi dhe nuk garanton që ka kontribuar në uljen e çmimit të derivateve.

LSDM dhe BDI po tentojnë të mashtrojnë pensionistët dhe qytetarët duke i dhënë 1.000 denarë në muaj”, thonë nga VMRO-DPMNE duke apeluar tek Qeveria që të pranojë uljen e akcizës së naftës.