VMRO: LSDM dhe BDI me ambicie të sëmurë për pushtet, lejuan Bullgarinë të sfidojë gjuhën maqedonase

LSDM i gënjeu qytetarët se gjuha maqedonase është e garantuar dhe askush nuk e konteston. E vërteta është se LSDM-ja me politikat e saj tradhtare ua hapi dyert mohuesve të gjuhës dhe identitetit maqedonas që të sfidojnë vazhdimisht. Dëshmia e fundit për këtë është deklarata e MPJ-së bullgare, e cila pretendon se gjuha maqedonase është e panjohur për ta. Kjo është një disfatë e madhe diplomatike për Maqedoninë, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Diplomacia e Kovaçevskit dhe Osmanit i lejoi Bullgarisë të përgatisë një dokument lidhur me anëtarësimin tonë në BE, në të cilin kontestohet gjuha maqedonase duke e quajtur atë dialekt bullgar. Është e turpshme dhe një tradhti.Se kjo qeverisje e LSDM-së dhe BDI-së nuk garantoi asgjë, thotë edhe deklarata e zëdhënëses së KE-së, e cila kundërshton plotësisht garancitë e dhëna nga qeveritarët. Kjo tregon se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, e shtyrë nga ambicia e sëmurë për pushtet, po shesin dhe asimilojnë gjithçka që është maqedonase”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre tradhtari Kovaçevski duhet ta dijë se do të jetë përgjegjës për këto tradhëti të mëdha dhe do të ketë përgjegjësi.