VMRO komenton datën për zgjedhje!


VMRO-DPMNE-ja sqaron mediat se kushte për zgjedhje të shpejta kur numërohen të infektuar dhe të vdekur, nuk ka. Nga kjo parti njoftojnë se në takimin e sotëm të liderëve paraqiten me pozita të qarta.

“Java që kaloi ishte një prej të cilave kemi pasur numër më të lartë të të infektuarve të ri (170) dhe të vdekur (10) me të cilët shifra kaloi mbi 100 të vdekur. Nga ana tjetër mendimin që e dha Komisioni për sëmundje ngjitëse është i përgjithshëm, pa konstatime konkrete dhe nuk garanton mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në rastin e zgjedhjeve të shpejta. Rekomandimet e përgjithshme që i jep komisioni deri tani janë të njohura dhe zbatohen por mungojnë protokolle dhe definim i kushteve për zgjedhje dhe mbajtjen e tyre. Nuk ka as përgjigje të saktë nga misioni i OSBE-së, shefi i të cilit duhet të jetë këtu 35 ditë para fillimit të zgjedhjeve. me këtë, data e dhëna nga LSDM-ja dhe Zaevi janë shkelur.” – thonë nga opozitarja VMRO.

VMRO-DPMNE-ja në takimin e sotëm të liderëve do të japë mendimin e saj se cila është periudha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe thonë se ajo datë është caktuar si rezultat i diskutimeve të gjata me ekspertët shëndetësor.