VMRO kërkon anulimin e vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Shkup

Me propozim të këshilltares nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë me 24 vota “për” dhe 19 “kundër” në rend të ditës e shtoi edhe pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”.

“Ky është vendim, që u miratua nga përbërja paraprake dhe para zgjedhjeve dhe kjo gërshetohet me procedurat e caktuara ligjore dhe e njëjta u ngujua në regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë. Përveç asaj se u miratua në mënyrë joadekuate dhe në kohë joadekuate, sipas informatave me të cilat disponojmë, i njëjti ka edhe një sërë parregullsish, të a.q. paqartësi dhe mungon dokumentacion i caktuar për këtë vendim. Prej këtyre shkaqeve kërkoj që ky rend i ditës të plotësohet dhe me këtë pikë nëse mund të përmirësohen të gjitha parregullsitë në marrjen e vendimeve dhe procedurat e vendimit tanimë të marrë”, tha këshilltarja Andonovska.

Në këtë propozim reagoi ish kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva nga LSDM-ja, e cila kërkoi votim nominal për këtë propozim për ndryshim të rendit të ditës.“Fillimisht kam vërejtje pasi nuk është kërkuar urgjencë, pasi është pikë urgjente. E dyta me Vendimin për shfuqizimin e vendimit nuk shfyqizohet vendimi për emra të rrugëve, kjo është shkelje e rregullores, kjo duhet t’i ceket kryetarit”, tha këshilltarja Jançeva.

Shumicën e këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, e përbëjnë këshilltarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Të Majtës.