VMRO-ja zgjedh Komitetin e ri Ekzekutiv


Këshilli Qendror i VMRO DPMNE-së në mbledhjen e që ka filluar para pak minutash pritet të zgjedhë përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv. Nga kjo parti paralajmërojnë uljen e numrit të anëtareve të Komitetit Ekzekutiv, i cili për momentin ka 25 anëtarë. Kjo mbledhje është e para pas 2 muajve që kur kanë përfunduar edhe zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ku VMRO-ja humbi përballë koalicionit Mundemi të udhëhequr nga LSDM-ja. Nga kjo kryesi pritet edhe një reformim i brendshëm i partisë. Kryesia duhet të shkurtojë anëtarët e partisë nga 25 në 15 anëtarë, por se kush do të largohet dhe kush do të vijë në bord, akoma nuk ka emra konkretë dhe kjo do të mësohet vetëm pas mbledhjes së kryesisë qendrore ku do të ketë një konferencë për mediat.