VMRO-ja, padi për deputetët me skafandër , Xhaferi: Kam respektuar protokollin

VMRO-DPMNE do të padisë deputetët me Covid19 që hynë në Kuvend me skafandër të dielën por edhe të gjithë personat e tjerë përgjegjës. Koordinatori i grupit parlamentar të opozitës , Nikolla Micevski, tha se pushteti që organizoi ardhjen në Kuvend të deputetëve të infektuar, ka shkelur nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal. Ai tha se patjetër të ketë përgjegjësi, në të kundërtën deputetët në fjalë vendosin veten mbi ligjin.

Përgjegjësi patjetër të ketë. Sistem ku funksionon mossundimi i të drejtës, për asnjë çmim nuk arsyetohet. Praktika e tillë e punës e koalicionit kundër drejtësisë e përbërë nga LSDM dhe BDI do të ndalohet. Andaj dua t’u njoftoj se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, do të dorëzojë pa*di pe*nale deri në Prokurorinë themelore publike. Gjyqësori duhet të largohet nga kthetrat politike, në suaza të të cilave funksionon sipas të gjitha raporteve të institucioneve ndërkombëtare – deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se ai nuk ka vepruar kokë më veti, por se i ka konsultuar të gjitha institucionet. Xhaferi deklaroi se deputetët me Covid19 i ka sjellë në Kuvend me protokollin të cilin shërbimet e Kuvendit e kishin përgatitur para zgjedhjeve të korrikut, të cilin e ka aprovuar edhe Komisioni për sëmundje infektive.

Përfaqësuesi i Parlamentit, zëvendës sektretari Miki Millkoski dhe Bojani nëpunës në Kabinetin e Sekretarit gjeneral, tani zëvendës sekretar gjeneral, e kanë prezantuar protokollin edh epara komisionit përkatës dhe si pasoj e atij prezentimi, me sygjerimet e duhura të komisionit verifikohet protokolli final për punën e parlamentit. Në koordinimin e parë ai protokoll u është ndarë edhe koordinatorëve që ta dinë me çfarë rregullash do të punon parlamenti n gjendje pandemie – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Nga LSDM thonë se fituan qytetarët, ndërsa humbën politikat destruktive të opozitës të cilat pengonin që qytetarët dhe kompanitë të marrin ndihmat nga pakoja e pestë. Deputetja Snezhana Kaleska-Vançeva, ak*uzoi opozitën se edhe sot ka vazhduar bllokimin e Kuvendit dhe ndihmat e qytetarëve. Kjo pasi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunksi, pasi ka caktuar komisionin për financa dhe buxhet e ka anuluar përsëri atë.

Në këtë seancë në rend dite ishte edhe një ligj në interes të punëtorëve, ligj për tejkalimin e pasojave nga kriza me koronën, ligji për tatimin nga fitimi. Me propozim ndryshimet parashikohen lehtësimi i mënyrës për mbulimin e humbjeve, në ngarkesë të përfitimeve të ardhshme, rritet shuma për regres i cili nuk tatimohet, me çka krijohen mundësi për shuma më të mëdha për regres për pushim vjetor për punëtorët – tha Snezha Kaleska-Vançeva, LSDM.
Shtyrjen e seancës së Komisionit për financa dhe buxhet nga VMRO-DPMNE e arsyetuan me faktin se kryetari i Komisionit Timço Mucunski është pjesë e përbërjes së juristëve të cilët përgatisin pa*dinë e paralajmëruar.