Amendamenti i shumicës parlamentare nuk do ta ndryshojë përmbajtjen e rezolutës së VMRO-DPMNE-së për caktimin e pozicioneve shtetërorë ndaj bllokadave gjatë integrimit Evropian. VMRO-DPMNE-ja e sheh si të rëndësishme ruajtjen e pozicioneve në Rezolutë, ndërsa miratimi i saj me emrin kushtetues nuk ngjall interes për ta. Opozita maqedonase nuk do ta mbështesë amendamentin për emrin kushtetues.
Për ne është me rëndësi që rezoluta ta ruajë përmbajtjen, e cila i referohet euro integrimeve dhe bllokadës nga Bullgaria. Nëse ne e ruajmë përmbajtjen e saj atëherë rezoluta mund të miratohet. Nëse shumica propozon amendament dhe e miraton lidhur me emrin kushtetues, ajo është e drejtë e tyre dhe neve nuk e mbështesim një amendament të tillë”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Të pyetur nëse presin nga Qeveria që ta respektojnë që një rezolutë për përdorim të brendshëm gjatë negociatave jashtë vendit, opozita thotë se në përmbajtjen e tekstit dalin obligime ndaj organit ekzekutiv gjatë procesit negociues.
Derisa miratohet me shumicë absolute do të ishte e detyrueshme për Qeverinë dhe organet tjera kompetente. Presim që Qeveria t’i respektojë deputetët e shumicës dhe ata të opozitës si përfaqësues të qytetarëve”, theksoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Pas miratimit të buxhetit, Kuvendi do të nis debatin për Rezolutën. Ndryshimi dhe plotësimi i saj mund të bëhet gjatë diskutimit të përgjithshëm. Partitë shqiptare kanë deklaruar se qëndrimin e tyre ndaj rezolutës do ta shprehin në momentin kur e njëjta do të vendoset për votim.