VMRO-ja mbetet në qëndrimin se shëndeti i qytetarëve është primar

VMRO-DPMNE tani për tani mbettë në qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjet e parakohshme. Pas Dekretit të mbrëmshëm të qeverisë për vazhdimin e procesit zgjedhor, nga VMRo-DPMNE theksojnë se për to është me e rëndësishme shëndeti i qytetarëve, posaçërisht kur çdo ditë e më shumë kemi rritje të numrit të të infektuarve me Kovid-19.

Nga kjo parti nuk tregojnë datë e cila do të ishte e pranueshme në këto kushte, apo të propozojnë ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Pushteti insiston për zgjedhje më 5 korrik, derisa për VMRO-në, kjo datë mbetet e papranueshme.