VMRO: Ish-ministri Naim Bajrami ka harxhuar 48.500 denarë për një drekë, 10.000 denarë janë harxhuar vetëm për proshutë


Nga VMRO-DPMNE thonë se ish-ministri në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, për një drekë ka harxhuar 48.500 denarë. Nga VMRO thonë se vetëm për proshutë janë paguar 10.000 denarë.

“Vetëm në një ditë, më 27.03.2024, Naim Bajrami në restorantin “Kapri” në Shkup ka harxhuar 48.500 denarë. Në llogarinë prej 48.500 denarëve, Bajrami përveç ushqimeve të tjera, ka harxhuar mbi 10.000 denarë në proshutë. Kë e ka qerasur Bajrami dhe si janë shpenzuar paratë e popullit, kur për një drekë janë shpenzuar dy paga minimale”, deklaroi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.