Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se përderisa situata me pandeminë Covid-19 nuk po përmirësohet, LSDM-ja po vazhdon të vendos si prioritet mbajtjen e zgjedhjeve. VMRO-ja akuzon LSDM-në po realizojnë fushatë edhe përkundër numrit të lart të personave të infektuar me koronavirus ditëve të fundit.
“Sjellja e LSDM-së tashmë është shqetësuese. Në këto pak ditë kur qindra persona u infektuan, kurse dhjetëra kanë vdekur nga virusi korona, ata akoma flasin për zgjedhje. Në kushtet kur gjysma e Qeverisë është në izolim, ata flasin për datë zgjedhjesh. Kur secilën ditë sëmuren dhe vdesin njerëz dhe kanë funksionarë partiak të sëmurë, ata bëjnë fushatë, takohen me qytetarë, mbajnë takime dhe shpërndajnë material zgjedhor. Kjo nuk është më komike, kjo është tragjike.”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.
Lexo: Koronavirusi, disa funksionarë shtetërorë në vetizolim