VMRO-DPMNE: Zaevi është personifikim i padrejtësisë


Zoran Zaevit i ka ndodhur populli. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi. Ata zëshëm e kanë shprehur revoltën kundër padrejtësisë, personifikimi i së cilës është pikërisht Zaevi.

Ky është shkaku pse Zoran Zaevi fshihet dhe hesht, pasi është panik i madh në Bihaqka, pasi është frika e madhe nga populli i vet.

Ai është kapur se si merret vesh për vendime gjyqësore dhe aktivitete të prokurorisë në vepër. Më nuk ka dilemë se kush është në krye të oktapodit kriminel, i cili me krahut e vet ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë. Drejtësia e deleguar është padrejtësi, e pikërisht në atë mënyrë ka sunduar Zoran Zaevi gjatë tre viteve të kaluara duke dhënë urdhra deri te Luj Viton gjyqësia, e cila është keqpërdorur për dëbim politik dhe mbrojtje të krimit të pushtetit.

Luj Viton gjyqësia e ka mbrojtur krimin dhe korrupsionin e pushtetit. Nuk ka hetuar asnjë tender kriminel dhe grant, e tani bën gjithçka që ta lirojë nga përgjegjësia Zaevin për rastin “Reket”.

E ka të qartë tërë opinioni maqedonas se pse Ruskovska dhe Jovevski ende nuk e kanë ftuar Zaevin për involvim në jurisprudencë.

E qartë është pse Ruskovska nuk e fton Vice Zaevin që të tregojë për çka ka biseduar në takimet me Zoran Milevskin, i dënuar për rastin “Reket”.

Krimineli tre herë i falur, duhet të falet edhe një herë. Qëllimi Luj Viton gjyqësisë, Jovevskit dhe Ruskovskës është t’i mbrojë milionat e familjes Zaev, që t’i shpëtojë nga robëria shumëvjeçare.

Por, fundi është afër, populli maqedonas i numëron ditët deri më 12 prill, dita kur drejtësia në derë të madhe sërish do të kthehet në Republikën e Maqedonisë.