Pas bombave të publikuara për Den Donçevin, reagoi edhe opozita. VMRO-DPMNE kërkoi nga Zoran Zaevi që të përgjigjet se çfarë marrëdhënie ka me ish-drejtorin e Fondit Shëndetësor dhe nëse Zaevi mundësoi që Donçevi të ikë.
“Cila është lidhja e Zaevit me regjistrimin e parë të një politikani maqedonas që merr para kamerës?” Duke lejuar që Den Donçevi të tërhiqet i paprekur nga pozita e tij si drejtor, a siguroi Zoran Zaev praktikisht amnisti për këtë njeri, duke e ditur se çfarë bënte? Sepse ai me siguri e bëri atë në koordinim me Zaevin”, pohoi Aleksandar Nikolovski, VMRO-DPMNE.