Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, akuzon kryeministrin Zoran Zaev se nuk ka përmbushur atë që ka premtuar, gjegjësisht ka fshehur të vërtetën për rastin “Monstra”.
“Familjarët e viktimave në vrasjen e liqenit të Smillkovës, meritojnë drejtësi. Zaev disa herë e kishte premtuar “të vërtetën” për rastin Monstra. Kishte thënë se ka prova, gjegjësisht biseda telfonike dhe mesazhe që do të kthejnë të vërtetën në këtë rast”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti shtojnë se Zaev ka mashtruar familjarët e të vrarëve, si dhe gjithë opinionin, ndërsa nga e vërteta e tij nuk ka asgjë.
“Ai në mënyrë mizore shfrytëzon këtë tragjedi për të mbledhur pikë politike, ndërsa prej kur është zgjedhur kryeministër, ajo që ka ndryshuar është se të akuzuarit janë në liri”, thonë nga VMRO-DPMNE. /Telegrafi/