Pajazit Pajaziti të shkarkohet menjëherë, ai është një eksponent i LSDM-së dhe BDI-së në sistemin gjyqësor, i cili po e shkatërron sistemin nga brenda. Pajaziti nuk i plotëson kriteret etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. Ai, në vend të paraburgimit, i caktoi arrest shtëpiak Blerim Ramadanit, duke i hapur kështu rrugën për të ikur, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Pajaziti dinte se Ramadani, në përputhje me të kaluarën dhe përvojën e tij, mund të përpiqet të ikë, por megjithatë, qëllimisht e caktoi në arrest shtëpiak. Është e qartë se qëllimi i Pajazitit ishte t’i jepte mundësinë Blerim Ramadanit të ikte. Pajaziti duhet të japë llogari, dhe fillimisht ai duhet të shkarkohet nga detyra gjyqësore,” thonë nga partia.