Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do të udhëheqë listën e deputetëve në njësinë e parë zgjedhore, Misajlloski në njësinë e dytë zgjedhore, Kovacki në tretë , nënkryetari Nikolovski në katërten dhe deputetja Dafina Stojanovska në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Mickoski konfirmoi se sot do të shpallet edhe bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht, pasi siç tha ai, zgjedhja është VMRO-DPMNE në njërën anë dhe dyshja LSDM-BDI në anën tjetër.
Mickoski tha se VMRO-DPMNE pas marrjes së pushtetit është e gatshme të bisedojë me të gjithë për çështjet bilaterale me Bullgarinë, por vetëm nëse respektohen kriteret e Kopenhagës.
Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve skadon më 2 prill në mesnatë.