VMRO-DPMNE : Sa më shpejt të ikë Zaevi politika aq më mirë për Maqedoninë

Nëpërmjet një njoftimi të të VMRO-DPMNE-së thuhet se “karriera politike e Zoran Zaevit ka përfunduar”.

“Sa më shpejt të tërhiqet nga politika aq më mirë për Republikën e Maqedonisë”, shprehen nga VMRO-DPMNE,
“Të gjithë e shohin panikun që sundon në LSDM. Zaevi e ka të qartë se deri tani është amnistuar tre herë, dhe është hera e fundit që dikush do ta shpëtojë nga përggjegjësia për krim. E din se pas 12 prillit më në fund do të përgjigjet për krimin e kryer”, shprehen nga kjo parti.

Ata shtojnë se frikë kanë edhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kanë ndihmuar Zaevin në zhvatje.

“Zaevit të amnistuar nuk do t’i ndihmojë as trysnia politike, as burgosja e gazetarëve. Nuk i ndihmojnë as trysnitë dhe kërcënimet. Askush nuk frikësohet nga njeriu i nënshktuar. Ruskovska dhe Joveski nuk do të jenë përherë ta mbrojnë Zaevin e amnistuar dhe bandën e tij kriminale”, shprehen nga kjo parti.