VMRO-DPMNE: Respekt për gazetarët – Ata janë heronjtë që na informojnë në kohë, shërim më të shpejtë për gazetarin e infektuar me Kovid-19

VMRO-DPMNE ka respekt të madh për të gjithë punonjësit e mediave, të cilët në këto ditë të vështira janë në gatishmëri 24-orëshe të na informojnë në kohën e duhur për situatën me koronavirusin, në vendin tonë dhe në botë.

Punonjësit e mediave janë heronjtë që e mbajnë sistemin në funksion.

Ne i dëshirojmë gazetarit që është diagnostikuar me koronavirus shërim të shpejtë. Gazetarëve të tjerë u urojmë shëndet të mirë.

Në të njëjtën kohë, informojmë se kryetari Hristijan Mickoski është negativ për koronavirusin, por është në vetizolim dhe ashtu do të mbetet deri në fund të periudhës 14-ditore.

Të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të janë testuar dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

Shëndeti mbi të gjitha!

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së