VMRO-DPMNE reagon për ekzekutimet e fundit që kanë ndodhur,fajësojnë Zaevin !

Për tre ditë, tre ekzekutime në Republikën e Maqedonisë. Pushteti dështoi dhe nuk është i aftë të garantojë paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski i shndërruan rrugët e qytetit të shtetit në fushëbetejë luftarake, askush nuk është i sigurt për jetën e vet, reagon VMRO-DPMNE.

“Më 2 mars është ekzekutuar një burrë me moshë mesatare në Tetovë, më 1 mars është ekzekutuar një djalosh i ri nga Shishova e Shkupit, përderisa më 28 shkurt është gjuajtur një burrë në Strugë. Republika e Maqedonisë është shndërruar në Perëndim të egër, njerëzit humbasin jetët e tyre, ndërsa pushteti nuk ndërmerr asgjë.

Këto tre tragjedi janë vetëm pjesë e shumë ekzekutimeve , prej të cilave një numër i madh janë të pazbardhura dhe kanë ndodhur prej kur LSDM-ja është në pushtet. Kriminelët ndjehen të rehatshëm dhe me armë shëtisin nëpër qendrën e Shkupit, digjen automjete dhe kryhen vjedhje dhe grabitje thuajse çdo ditë. Qytetarët janë të frikësuar për sigurinë e tyre.

Gjendja e frikës që e krijoi pushteti rezulton me qytetarët të cilët nuk janë të sigurt kur dalin në rrugë të shëtisin dhe të kryejnë ndonjë obligim të tyre. Rrugët nuk duhet të jenë fushëbetejë. Rendi publik dhe paqja duhet përsëri të vendoset, LSDM-ja atë nuk mund ta bëjë dhe për atë duhet të largohet nga pushteti. Qytetarët kanë mundësi t’u thonë JO kriminalitetit, ekzekutimeve, vjedhjeve dhe grabitjeve dhe në zgjedhjet presidenciale të votojnë për Gordana Siljanovska Davkovën, fitorja e saj do të jetë uverturë për zgjedhjet e përkohshme parlamentare, që do të jenë një fund për Zoran Zaevin dhe këtë pushtet jopopullor”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.