VMRO-DPMNE: Qeveria përgatit aneks të ri për të ndryshuar marrëveshjen me Bullgarinë


VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq se nga njëra anë distancohen nga maqedonasit në Bullgari dhe njëkohësisht përulen para diktatit të Sofjes për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Sipas opozitës maqedonase Qeveria aktuale përgatit aneks të ri për të ndryshuar marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë. “Mariçiq dhe Kovaçevski të tregojnë nëse kanë pranuar aneks marrëveshje e cila do ti ri formulojë nenet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, në harmoni me të cilat do të ndryshohet roli, forma dhe qëllimet e komisionit për çështje historike. Mariçiq qartë thekson ’formë të re’ dhe e parashtron pyetjen nëse ky komision do të ekzistojë dhe në cilën formë. Kjo të nderuar do të thotë vetëm një gjë, ndërsa ajo është ndryshim, respektivisht aneks i marrëveshjes, për të cilën Qeveria fsheh dhe hesht”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk