VMRO-DPMNE: Qeveria e Zaevit e paaftë dhe e papërgjegjshme

Maqedonia nuk mund të përballet me epideminë e koronavirusit për shkak të paaftësisë dhe përgjegjshmërisë të pushtetit të Zaevit. Sërish ka numër treshifror të të sëmurëve të rinj për 24 orë, gjegjësisht 118 dhe 3 pacientë të vdekur. Maqedonia tejkaloi 13 mijë të sëmurë është është 6 herë më shumë nga ajo që parashikonte Venko Filipçe.

Qeverisë së Zaevit i intereson vetëm tenderët kriminelë, pasuria personale dhe paratë. Në kushte kur falimenton një bankë, ministres Nina Angellovskës i ka interesuar si t’i tërheqë depozitat e saj. Zaevi e tradhtoi Angellovskën se qeveria shumë kohë para falimentimit të bankës Eurostandard e ka ditur gjendjen, dhe në vend që të interesohet për tjetër ministrja e Financave është marrë me tërheqjen e 200 mijë eurove derisa të gjithë të tjerët do të duhet të presin procedurën e falimentimit që t’i marrin paratë e tyre.

Pikërisht për shkak të sjelljes së këtillë Angellovska, të gjithë opinioni e ka të qartë si Maqedonia mori hua për një miliardë euro borxh të ri, ndërsa të mos ketë kurrfarë ndihme për ekonominë, nuk ka investime kapitale, nuk ka mbrojtje të standardit të qytetarëve. Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e tyre dhe bërja e bizneseve personale tani të gjithë qytetarët do ta paguajnë me çmim më të lartë energjinë për 7,5%.

Qeveria e Zaevit është një kartel klasik i tenderëve me të cilin shteti fundoset, ndërsa ata pasurohen.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së