VMRO-DPMNE: Qeveria e LSDM-së nuk di dhe nuk mund të përballet me koronavirusin

Qeveria e LSDM-së nuk di dhe nuk mund të përballet me koronavirusin, për shkak të masave joadekuate, më shumë se 160.000 punëtorë i kanë humbur punët e tyre këtë muaj.

LSDM-ja nuk e dert që 15 mijë punëtorë nga sektori i turizmit dhe hotelierisë janë larguar nga puna.

Mançevski po bën fushatë, ndërsa administratorët nuk e dinë nëse qeveria do t’u paguajë pagën muajin tjetër ose jo. Ministrja e Financave, Nina Angellovska, konsideron se pagat e administratës duhet të ulen.

Kjo vetëm dëshmon se qeveria e LSDM-së sheh në çdo segment se sa mund t’i varfërojë më shumë qytetarët.

Qytetarët presin masa të qarta, konkrete dhe masa që do të jenë në të mirë të tyre.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së