VMRO-DPMNE, qeveria e LSDM-së e solli shëndetësinë në komë, LSDM: Qeveria e VMRO-së e gjunjëzoi shëndetësinë


Qeverisja e LSDM-së e solli shëndetësinë e Maqedonisë në gjendje të komës, kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE, sipas të cilës  institucionet shëndetësore nuk kanë kapacitet të përgjigjen ndaj nevojave themelore të qytetarëve.

“Është e patolerueshme që në Republikën e Maqedonisë në shekullin XXI brenda një muaji të vdesin tre gra gjatë lindjes. Është e patolerueshme që për një javë katër fëmijë të përfundojnë në gjendje të komës për shkak të diabetit. Për shkak të gjendjes në shëndetësinë tonë këto fëmijë mund të kenë pasoja të përhershme. Është e palejueshme që higjiena në Qendrën Klinike në Shkup të jetë në gjendje katastrofale duke paraqitur rrezik për pacientët edhe familjarët e tyre. Kjo është turp që nuk i ngjan një shteti që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. Qendra Klinike më shumë ngjan me deponinë Drislla se sa institucion që duhet të ofrojë standardet më të larta të shërimit. Është e palejueshme që në Dibër të regjistrohet numër serioz i të sëmurëve prej fruthit, numër që arriti deri në 20 persona, ndërsa ekziston rreziku që ky numër ende të rritet”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie e vetmja gjë që i intereson ministrit të shëndetësisë janë tenderët që kanë interes firmat e afërta me udhëheqësinë e LSDM-së.

Shembulli më i ri në shëndetësi dhe në fondin për Inovacione tregoi se në Maqedoni erdhi jetë vetëm për të afërmit e qeveritarëve, thekojnë nga VMRO-DPMNE nga e cila kërkojnë dorëheqje nga të gjithë të përfshirët në këto skandale.

Por nga LSDM janë kundërpërgjigjur duke theksuar se me ndryhimin e pushtetit ka filluar rehabilitimi i sektorit të shëndetësisë që ishte gjunjëzuar gjatë 11 viteve qeverisje të VMRO-DPMNE-së.

“Shëndetësia 11 vite ishte e gjunjëzuar për shkak të politikave dështuese dhe kriminele të VMRO-DPMNE-së, partia e cila 11 vite i shkelte të drejtat e pacientëve dhe e nënçmonte mundin e mjekëve. Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka filluar procesin e sistemit shëndetësor nëpërmjet të cilit avancohet mbrojtja shëndetësore, të drejtat e pacientëve dhe statusi i personelit mjekësor. Brenda pak më shumë se një viti u soll plan real dhe i qëndrueshëm për ndërtimin e qendrës së re Klinike, përqindja e vdekshmërisë te foshnjat është zvogëluar, ndërsa janë siguruar kompensime më të larta për mjekët gjatë kujdestarive”, theksojnë nga LSDM.

Nga kjo parti poashtu theksojnë se fatkeqësisht gjat viteve të kaluara janë humbur mjek kualitativ të cilët duke kërkuar kushte dinjitoze për punë, janë shpërngulur në Evropë dhe Botë. Për ta ndalur këtë për herë të pare në Maqedoni janë siguruar mjete për pagesën e kompensimit specializantëve privat për punën dhe angazhimin e tyre, theksojnë mes tjerash nga LSDM.