VMRO-DPMNE pranon ftesën e Kovaçevskit: Mickoski është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se e pranojnë ftesën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për takim me kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski. Nga kjo parti thonë se kanë kushtet e tyre për takim, por që në parim janë “pro” një takimi ku do të flitej për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.

Në lidhje me: Kovaçevski: Do ta ftojë në takim Micksokin, do të propozojë që të flitet vetëm për dy tema!

“Kur është fjala për interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë, kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski është i gatshëm të bisedojë në çdo kohë. Nëse ekziston dëshira për bashkim kombëtar dhe për të dëgjuar zëri i shumicës, pranojmë takim liderësh ku ndër të tjera duhet të shihet se çfarë do të bëhet në periudhën pas dështimit të atyre ndryshimeve kushtetuese për të ardhmen e qytetarëve që duhet të sigurohet”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21