VMRO-DPMNE: Populli gjithnjë e më vështirë po i paguan faturat, ndërsa paralajmërohet rritje e re

Opozitarja VMRO-DPMNE thotë se kryeministri Kovaçevski e ka rritur rrymën për qytetarët për 50%, ndërsa 500.000 banorë jetojnë me 150 denarë në ditë. Nga atje pçotencojnë se njerëzit e kanë më të vështirë të paguajnë faturat e tyre Kovacevski njofton një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tyre bashkëqytetarët tanë, të cilët para një viti paguanin mesatarisht 3.000 denarë në muaj për rrymë, tani për shkak të Kovaçevskit paguajnë edhe nga 4.500 denarë. Aq më keq do të jetë gjatë sezonit të ngrohjes, kur një numër i madh familjesh ngrohen me energji elektrike.

Nga VMRO potencojnë se goditja e qeverisë është edhe për sektorin privat. Bizneset me Kovaçevskin paguajnë edhe 400% më shtrenjtë energjinë elektrike, në krahasim me vitin e kaluar. Dhe, në krahasim me vitin e kaluar, nëse shikoni statistikat e EUROSTAT-it, do të shihni se kompanitë maqedonase kanë paguar dy herë më shumë për energji elektrike në krahasim me kompanitë nga vendet fqinje, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Gjithnjë e më shumë bashkëqytetarë tanë nuk do të mund të paguajnë faturat mujore dhe gjithnjë e më shumë kompani nuk do të jenë konkurruese në tregjet jashtë vendit ose do të vënë çelësin në derë thonë nga opozitarja VMRO. Prandaj është e nevojshme që kjo qeveri të largohet sa më shpejt. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja e krizës energjetike, me të cilën Kovaçevski a nuk dinë si ta përballojë./KlanMacedonia/