VMRO-DPMNE: Po ta dinte Bullgaria se do të vijë Zaev një ditë, nuk do të jepnin pasaporta bullgare

Në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së, thuhet se Bullgaria po ta dinte se do të kenin Zaevin, nuk do të duheshin të japin asnjë pasaportë bullgare, sepse sipas tyre, ai është mbrojtësi më i mirë i interesave bullgare në vendin tonë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev po shtrembëron historinë duke hequr tabelat ku shkruhet se bullgarët kanë qenë okupatorë dhe pjesë e lidhjes fashiste.

“Mëkat dhe akt antishtetëror i vërtetë është kur Zaev flet për historinë, sepse nuk ka fakt që nuk e ka shtrembëruar. Opinioni botëror po qeshet me politikat e tij tradhëtare. Zaev ka turpëruar shtetin dhe po e shet identitetin në çdo deklaratë të tij. Interpretimi i tij i gabuar i historisë paraqet vazhdim i vardisjes mbi Bullgarinë prapa të cilit qëndrojnë interesat e bizneseve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së, Zaev për interesat e tij personale e shet edhe identitetin e popullit të vet.