VMRO-DPMNE: Për numrin rekord të të infektuarve fajtor është Komisioni

VMRO-DPMNE dhe LSDM me reagime të shumta pas numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e kaluara. Për opozitaren VMRO-DPMNE fajtor kryesor për rritjen rapide të të infektuarve me koronavirus është Komisioni për Sëmundje Infektive i cili sipas tyre duhet të ndërrohet me Komision të ri special të ekspertëve.

-Çdo ditë është një kulm i ri, numri i djeshëm prej 641 të infektuarve është faji i Komisionit, i cili duhet të ndërrohet me Komision të ri special të ekspertëve.Pushteti dhe Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive nuk kanë kurrfarë kredibiliteti dhe nuk mund të përballen me korona krizën. Çdo i katërti i testuar në Maqedoni është i infektuar me Covid.

Numri i djeshëm prej 641 të infektuarve të rinj është dëshmi se asgjë nga ajo që pushteti ka bërë nuk ka efekt. Çdo ditë është një kulm i ri.

Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive dështoi që nga 2.000 të infektuarit paraprakisht të paralajmëruar për tërë pandeminë, tani kemi 2.000 vetëm për një javë. Pushteti propozon masa joesenciale për luftë kundër pandemisë, që nga vetë fillimi në mars qasja është e gabuar dhe politike,-thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.