VMRO-DPMNE për kërcënimet e BDI-së për destabilizim: Nuk do të na lëkundin, e ardhmja e Maqedonisë është në unitet, jo në ndarje

Lidhur me informacionet e BDI-së për destabilitet të mundshëm nëse BDI nuk mbetet në pushtet, nga VMRO-DPMNE-ja përmes njoftimit të mëposhtëm jep përgjigjen:

VMRO-DPMNE refuzon me ashpërsi akuzat e pabaza dhe taktikat frikësuese të përdorura nga BDI. Populli maqedonas u shpreh përmes proceseve demokratike dhe përpjekjet për të minuar vullnetin e tij janë të papranueshme.

Përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur veten si mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë për t’u kapur pas qeverisë me çdo kusht. Përvoja e tyre flet shumë për qëllimet e tyre të vërteta. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin e shqiptarëve të Maqedonisë “VLEN”, qëndron për drejtësi, transparencë dhe përfaqësim real për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Ne nuk do të prekemi nga taktika apo kërcënime përçarëse.

Fokusi ynë është ruajtja e sundimit të ligjit, promovimi i unitetit dhe avancimi i interesave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike.

I bëjmë thirrje BDI-së që të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike në vend që të përdorë frikën dhe taktikat e manipulimit.

E ardhmja e Maqedonisë është në unitet, jo në ndarje, thonë nga VMRO-DPMNE.