VMRO-DPMNE: Për 13 vite, sa ishte BDI në pushtet, nuk i pengonte që Jeni Xhamia ishte monument kulturor


Krijimi i një fushate rreth Jemi Xhamisë është një nga shembujt klasikë se si BDI po fundoset në batakun e saj politik dhe luan me ndjenjat fetare të qytetarëve, duke i vënë një ngjyrë etnike çështjeve dhe manipuluar hapur me këtë temë, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Kjo është një tjetër shembull se si BDI abuzon me ndjenjat fetare dhe etnike, duke gënjyer dhe luajtur me tema kaq delikate për të larguar vëmendjen nga korrupsioni i saj, deklaron VMRO-DPMNE. Partia thekson se BDI nuk ka treguar kurrfarë kujdesi për Xhaminë e Re (Jeni Xhamia) dhe as nuk ka pasur ndonjë ndjenjë të mirëfilltë kombëtare apo fetare.

Sipas VMRO-DPMNE:
Gërmimet e para arkeologjike në Xhaminë e Re, e cila është monument kulture, nisën në vitin 2003, kur edhe BDI ishte në pushtet. Në brendësinë e xhamisë u zbuluan themelet e kishës mesjetare “Shën Gjergji”.

Në vitin 2011, Gjykata e Lartë vendosi që Jeni Xhamia të ishte në pronësi të Republikës së Maqedonisë dhe të administrohej nga Instituti dhe Muzeu Kombëtar i Manastirit.
Nga viti 2013 deri në 2024, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka ndarë 477,000 euro për restaurimin e saj.

Për 13 vite të qeverisjes së BDI-së, objekti ka shërbyer si galeri dhe ka pritur ekspozita të ndryshme, pa asnjë kundërshtim nga partia.Ironikisht, thekson VMRO-DPMNE, gjatë hapjes së muzeut nga Bashkësia Islame, janë dorëzuar në formë huazimi dy libra të shenjta islame, Kuran, të cilët janë ekspozuar si pjesë e trashëgimisë kulturore të dy feve në këtë objekt.

Nga VMRO-DPMNE apelojnë tek publiku që të mos bien viktima e lojërave të shpifura dhe mashtrimeve të BDI-së, duke theksuar se partitë në pushtet janë të njohura për abuzimin e temave kaq të ndjeshme, dhe përpjekjet e tyre për të manipuluar me to janë shpesh të dështuara dhe shkaktojnë autogola. Ata pretendojnë se BDI ka qenë e ekspozuar për veprime të tilla dhe vazhdon të dështojë duke e përdorur këtë lloj taktike për të mbuluar pasigurinë dhe problematikat e brendshme.