VMRO-DPMNE: Pendarovski pranoi se Maqedonia humb me marrëveshjen e Greqisë


Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM pranoi se televizioni maqedonas nuk do të jetë maqedonas. Stevo Pendarovski pranoi se humbet identiteti institucional.

“LSDM-ja pranoi se edhe AShAM-i, nuk do ta mbajë emrit, por do të duhet patjetër të ndryshohet. Stevo Pendarovski morri guxim dhe e tha atë që Zaev nuk mund ta thotë”, thonë nga partia opozitare maqedonase VMRO duke shtuar se Pendarovski pranoi se Maqedonia vetëm humb me marrëveshjen me Greqinë dhe se nuk fiton asgjë.

Sipas VMRO-DPMNE-së Zaevi frikësohet, prandaj edhe ikë nga ballafaqimi në debat, për shkak se sipas VMRO-DPMNE-së, nuk ka argument për humbjen e identitetit institucional, historisë, kulturës dhe traditës.

“Zaev ikë për shkak se marrëveshjen që e nënshkroi qeveria e tij është në dëm direkt të Republikës së Maqedonisë dhe i nënçmon qytetarët e Maqedonisë. Zaevi i ikë debatit për shkak se nuk ka përgjigje në pyetje se pse i jep mjet Greqisë për bllokimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së me Komisionin për ndryshimin e historisë, kulturës dhe arkeologjisë”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe se Qeveria e din këtë, për këtë shkak ikin nga përgjigjet dhe se VMRO-DPMNE-ja nuk përkrah këtë marrëveshje/

Në fund thonë se Zaevi, njeriu që e promovon këtë marrëveshje duhet patjetër të ikë nga qeverisja duke i ftuar të gjithë në marshin protestues që do të mbahet ditën e diell në Shtip.