VMRO-DPMNE: Numri i të vdekurve nga korona që është më i larti në fqinjësi ngjall frikën se LSDM do të dështojë në periudhën në vijim

Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme e Zaevit e menaxhon keq krizën shëndetësore.

Maqedonia është triumfuese në rajon për sa i përket vdekjeve për një milion banorë nga virusi korona. Maqedonia është ndër të parat edhe sa i përket numrit të qytetarëve të infektuar për një milion banorë.

Maqedonia ka numër të madh të punonjësve shëndetësorë të infektuar të cilët janë lënë pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, maska, doreza dhe pajisje.

Maqedonia ka dukshëm pak testime, të cilat nuk kanë pasqyrë të qartë epidemiologjike se çfarë masash dhe cilat hapa të ardhshëm duhet të ndërmerren.

Në kohë kur qytetarët infektohen dhe humbasin jetën e tyre, në vend që të investojnë në testime intensive, është më e rëndësishme që LSDM-ja të blejë oktapodë, kallamar, uiski, meze, shampanjë. Në vend që të zbatojë masa specifike shëndetësore bazuar në testime masive dhe pasqyrë të qartë epidemiologjike, qeveria blen verëra dhe kafe të llojllojshme.

Prandaj, ekziston shqetësim serioz se kriminogjeniteti dhe lak(MEDIAL)e zyrtarëve të LSDM-së do të jenë motivi i tyre kryesor në vendimmarrje. Në vend të masave në favor të qytetarëve, ne do të jemi dëshmitarë të tenderëve kriminele dhe përpjekjeve për përfitime.

Sjellja e brishtë dhe e papërgjegjshme e LSDM-së duhet të ndalojë. Qeveria duhet të vë në radhë të parë interesin e qytetarëve.