VMRO-DPMNE, nuk e njohim regjistrimin nëse regjistrohet diaspora (VIDEO)

VMRO-DMPNE nuk do ta njeh rezultatin e regjistrimit nëse ai nuk shkon sipas regullave të “EUROSTAT”.
VRMO-DPMNE një ditë pas votimit për shtyrje të regjistrimit thekson se diaspora nuk duhet të llogaritet në numrin e përgjithshëm të popullatës, sepse sipas tyre kjo është në kundërshtim me metodologjinë europiane.

“Ne mbetemi në qëndrimin se vetëm popullata rezidente duhet regjistruae, ndërsa jo rezidentët mundet vetëm të evidentohen. Dihet qartë çfarë nënkupton të jeshë jashtë shtetit 12muaj, dihet qartë çfarë është adresë e çlajmëruar e pikërisht për këtë nese regjistrimi në R.M realizohet sipas metodologjisë e cila nuk është sipas doracakut të EUROSTAT e cila qartë verifkon metodologjinë se si duhet të realizohet regjistrimi, VMRO-DPMNE nuk do ta njohë regjistrimin” thotë Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, përcjellë TOP24.

Për kryeministrin Zaev, regjistrimi ishte në përputhshmëri me standardet e “EUROSTAT-it”. Zaev theksoi se me liderin opozitar kanë folur për metodologjinë në aspekt teknik. Shiquam nëse regjistruesit e zgjedhur do të mbeten edhe në regjistrimin e shtatorit.
“Nuk mund të mbetet e garantuar nëse do të jenë të njejtit regjistrues, sepse sipas kriteriumeve paraprakisht duhej të jenë të pa punë, ndërsa përgjat këasaj periudhe munden të punësohen. Bëhet fjalë për aspekte teknike sepse është e palejushme të hyjet tërësinë dhe strukturën e metodologjisë sepse ajo është e vërtetuar nga “EUROSTAT” ndërsa dhe Mickovski kërkon këto aspekte të jenë të zgjidhura” tha kryeministri Zoran Zaev.