VMRO-DPMNE: Narko bosi i vrarë në Turqi kishte pasaportë të Maqedonisë

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas vrasjes së narko-bosit, kreun e të ashtuquajturit klanit të Skaljarit, Jovan Vukotiq në Turqi, përcjell TV21. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë pushtetin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se i ka mundësuar Vukotiqit të pajiset me pasaportë të rreme të Maqedonisë.

“LSD-ja antimaqedonase punon për kriminelët. Mafiozët që morën pasaporta maqedonase nga Spasovski janë me numër në mbarë botën. Në një përleshje mafioze dje në Turqi është vrarë bosi i drogës Jovan Vukotiq, i cili ka marrë pasaportën maqedonase nga MPB-ja e Spasovskit me adresë në Draçevë, në emër të Gjeorgji Andonov. Vukotiqi kishte pasaportë maqedonase me të cilën lëvizte lirshëm dhe shfrytëzonte përfitimet e saj. Vukotiqi, si mafioz i njohur që ka kryer një numër të madh krimesh, të njëjtat i bëri me pasaportën e lëshuar nga MPB-ja Spasovskit”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.