VMRO-DPMNE: LSDM-ja varfëroi qytetarët,shtetin e zhyti në borxhe

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, ata vlerësojnë se rritja e investimeve të huaja është meritë e politikave ekonomike të pushtetit të kaluar të udhëhequr nga VMRO-ja.

“Dragan Tevdovski, dje, konfirmoi se politikat e VMRO-DPMNE-së në ekonomi ishin të mira. Ajo që tani ka investime të huaja është rezultat i politikave të suksesshme të VMRO-DPMNE-së në të kaluarën. Qytetarët janë të vetëdijshëm se LSDM-ja dhe Zaev po shkatërrojnë ekonominë. Për dy vjet, për aq kohë sa janë në pushtet, borxhi është rritur me mbi gjysmë miliardë euro. Qytetarët janë gjithnjë e më të varfër. Zoran Zaev dhe qeveria e tij kriminale duhet të largohen. Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë arsye për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.