Nga slogani i LSDM-së “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe,” por edhe nga drejtësia për të cilën shpresonin disa prej pjesëmarrësve në Revolucionin e Larmë, sot sistemi i drejtësisë është në fund, ndërsa besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe prokurori është afër zeros. Shpresa për drejtësi, në të cilën u fokusua LSDM-ja, përfundoi pa lavdi me emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përzgjedhur në Strumicë dhe Zajas, të cilët nuk veprojnë sipas pretendimeve për krim, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga thirrjet e Zoran Zaevit se do të sjellë drejtësi në Maqedoni, ka mbetur vetëm klientelizmi i gjyqtarëve të përzgjedhur në Strumicë dhe Zajas, të cilët pengojnë çështjet dhe nuk veprojnë. Ljupço Kocevski, për gjashtë muaj, nuk ka ngritur asnjë akuzë. Ai është tërësisht përgjegjës për mosveprimin dhe mungesën e punës nga ana e prokurorëve që drejton.
Ljupço Kocevski është përgjegjës për mbrojtjen e kriminelëve politikë nga LSDM dhe BDI. Në vend që të punojë për sundimin e ligjit dhe të ndëshkojë krimin, ai e thellon mosbesimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Kocevski paguhet nga qytetarët dhe duhet të garantojë drejtësi dhe sundimin e ligjit, e jo të bashkëpunojë me kriminelët politikë të LSDM-së dhe BDI-së.
Kocevski dhe Prokuroria Publike nuk kanë lëvizur as gishtin për shumë provat që dolën në publik për krimet e kryera. Për Kocevskin, nuk ekziston institucioni i hapjes së rasteve sipas informacioneve të publikuara në media. Ai nuk vepron për akuzat për krime në Onkologji, Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, Lotarinë Shtetërore, TEC Negotinë, REK Bitola, ESM, MEPSO, Ministrinë e Shëndetësisë, tokat e blera përgjatë trasës së autostradës Shkup – Bllacë dhe shumë raste të tjera për të cilat raportuan mediat. Kocevski duhet të dijë se drejtësia nuk mund të presë, qytetarët meritojnë drejtësi dhe nuk mund të tolerojnë më dështimin, papërgjegjshmërinë dhe joprofesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, thonë nga partia.