Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në një konferencë për media edhe njëherë kërkoi nga kreu i Kuvendit dhe njëherit kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese që të sigurohet transmetim direkt.
“Për çështje të interesave shtetërorë. Asgjë nga transparenca që e premtoi kjo garniturë qeveritare. Zoran Zaev dhe Talat Xhaferi dëshirojnë që këto ndryshime kushtetuese t’i kalojnë në derë të vogël. Kjo është dëshmi që frikësohen nga opozita dhe qëndrimet e saj. Pyesim Talat Xhaferin se pse seanca e parë u transmetua direkt dhe pse kjo seancë nuk transmetohet në kanalin e Kuvendit”, deklaroi Micevski.