VMRO-DPMNE kërkon të shkarkohen anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive


Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “në ditën kur në Maqedoni kemi 52 raste të reja me qytetarë të infektuar, LSDM dalin me manipulime për pagat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor dhe akuzon qytetarët për përhapje të sëmundjes”.

Sipas tyre, mjekët janë shumë larg nga 100 mijë denarët pagë që u premtuan, njofton Telegrafi Maqedoni

“Realiteti është se për shkak të LSDM-së dhe ambicieve politike të Zaevit kemi fiasko në luftën me coronavirusin”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thonë gjendja ka dalë prej kontrolle dhe se Zaev po udhëheq me fushatë.

“Dalin dyshime serioze në punën e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe vlerësimet e tyre për masat që duhet të ndërmerren. Populli po vdes, ndërsa Zaev udhëheq fushatë”, shprehen nga kjo parti.

Nga VMRO-DPMNE bëjnë thirrje të shkarkohen anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe në vend të tyre të vinë ekspertë me integritet moral, njerëz që sipas kësaj partie, duhet të kenë prioritet shëndetin e qytetarëve.

“Prioriteti i tyre nuk ishin mjekët dhe shëndeti i qytetarëve, por prioritet i tyre ishte politika dhe mënyrën se si ta zvogëlojnë disfatën në treg dhe ta shpëtojnë karrierën e Zaevit. Për këtë shkak ata janë për që zgjedhjet të mbahet me çdo çmim”, thonë nga kjo parti.