VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga Bogdanoviq! Paunovski: Ishte në hotel me akomodim, nuk mund ta dë*nojmë

Opozitarja VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga kryetari i Komunës Qendrës, Sasa Boganovic, pasi që u publikua video e tij duke qëndruar në restorant në kohë kur restorantet janë të mbyllura. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se ata ishin në terren, por nuk kanë mundur ta dë*nojnë Bogdanoviç sepse ai ka qenë i akomoduar në hotel. Nga ana tjetër Bogdanoviq mohon se ka qenë në kafene, por thotë se ka akomoduar mysafirë nga Beogradi dhe basketbollistin e ri të Rabotniçkit.

“Dje, Sasha Bogdanoviç ishte në një lokal dhe e shërbenin kamerierë përderisa të gjithë të tjerët ishin të mbyllur dhe në orë policore. Kjo është matrica e LSDM-së për mosrespektim të ligjeve. Zaev hap hotele vetëm për të, ndërsa Bogdanoviçi kafene. Kjo e mbrëmshmja ishte shkelje br*utale nga shërbëtori më i besueshëm i Zaevit, Bogdanoviq. Sasha Bogdanoviq nëse ka pak kredibilitet, dorëheqje duhej të jepte që dje”, tha Bojan Stojanovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Unë plotësisht hedh poshtë dhe demantoj informacionin se gjatë ditës së kaluar unë kam qëndruar në kafene gjatë orës policore dhe po shkelja ligjin. Gjatë ditës së djeshme, unë akomodova mysafirë nga Beogradi në një hotel dhe basketbollistin e Rabotnickit, i cili është përforcimi i fundit në klubin tonë. Unë kam dokumentacione dhe dëshmitarë për të gjithë akomodimin dhe qëndrimin”, theksoi Sasha Bogdanoviq – kryetar i Komunës Qendër.