Sonte VMRO-DPMNE ka prezanturar para opinionit publik punën 100 ditore të të gjithë kryetarëve të komunave të cilat kanë arritur ti fitojnë në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Alsat.
Pikërisht në momentet kur lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski jepte llogari për punën e bërë në njëqind ditët e para, në objektin e Filarmonisë së Maqedonisë u ndal rryma.
Mickoski vazhdoi me raportin dhe në kushtet e mungesës së energjisë elektrike me fjalimin e tij.
“Qeveria e LSDM BDI-së i detyrohet përgjigje dhe përgjegjësi pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk duhet ta heshtë demokracinë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.