VMRO-DPMNE: katër ditë kemi 150 raste të reja dhe 15 të vdekur

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “realiteti i rremë i Zaevit sjell rezultate të zeza. Për një ditë kemi 35 raste të reja dhe për fat të keq 5 vdekje”.

Nga opozita maqedonase thonë se ministri Filipçe bashkërisht me LSDM-në dhe Komisionin për Sëmundje Infektive në këto numra të keq po interesohen vetëm se si të organizojnë zgjedhjet.

“Përderisa ata punon me urdhër të Zaevit se si ta shpëtojnë nga disfata, numri i të infektuarve dhe të vdekurve rritet. Në 4 ditët e fundit kemi 150 raste të reja dhe 15 të vdekur”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, i gjithë rajoni ka sukses në menaxhimin me epideminë dhe vetëm Maqedonia po shndërrohet në Lombardi ballkanike nga ku prej 2.164 të sëmurë kemi 131 të vdekur.

“Edhe krahas këtyre bilanceve të zeza, Zaev dhe LSDM po sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe prioriteti i tyre janë zgjedhjet, duke menduar se do të ketë dalje të vogël dhe disfata e tyre nuk do të jetë katastrofale”, thonë nga kjo parti.

Në fund shtojnë se duhet të tejkalohet kriza shëndetësore me coronavirusin dhe më pas të shkohet në zgjedhje.