VMRO-DPMNE ka komunikim me të gjitha partitë

Kemi komunikim me partitë politike dhe nuk do të hyja në detaje që të mos e dëm*tojë procesin. Por nga ajo që mund të vërehet dhe është folur më parë nga kryetari Mickoski dhe nga postulatet që dalin nga VMRO-DPMNE, përcaktimet programore dhe ekonomike duhet të identifikohen ka thënë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski në përgjigjen e gazetarëve rreth negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Lidhur me komunikimin e VMRO-DPMNE-së me partitë e tjera, ai thekson se raporte miqësore dhe komunikim ka me gjitha partitë ndërsa nëse ka ndonjë detaj do të del informatë zyrtare. I pyetur nëse pas takimit të Mickoskit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti paralajmërohet takim i ri ose në ndërkohë bisedohet konkretisht me këtë parti ose ndonjë parti tjetër të bl*lokut shqiptar, Arsovski me përgjigje të njëjtë se nuk do të futet në detaje për të dë*mtuar procesin.