VMRO-DPMNE-ja shprehu keqardhje të madhe për tr*agjedinë e madhe dhe humbjen e jetëve të bashkëqytetarëve tanë në zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe kërkoi që të konfirmohet përgjegjësia.
“Shprehim ngushëllime të thella për familjet e të vd*ekurve në tr*agjedinë e tm*errshme dhe dëshira të sinqerta për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve nga ka*tastrofa e mbrëmshme. Njëherësh dëshirojmë të potencojmë se është me rëndësi që institucionet ta he*tojnë deri në fund shkaktarin dhe të vërtetohet përgjegjësia, e cila nuk duhet të mungojë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Partia opozitare kërkon nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të dalin me të dhëna dhe vlerësime të sakta për situatën.
“Duke e kuptuar plotësisht re*voltën e qytetarëve dhe të tetovarëve, i bëjmë thirrje në këto momente të rënda ministrit Venko Filipçe dhe kryeministrit Zoran Zaev që të mos fshihen nga publiku dhe të dalin me të dhëna dhe vlerësime të sakta për situatën. Pas 12 orëve të fatkeqësisë nuk dihen indikacionet fillestare, e as numri i vik*timave. Mungesa e sistemit është befasues”, thuhet në kumtesë.