VMRO -DPMNE-ja, do të parashtrojë Deklaratë për Goce Dellçevin në Kuvend

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE do të propozojë në Kuvend deklaratën për Goce Dellçevin.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha se sot grupi parlamentar i VMRO-DPMNE -së do të parashtrojë Deklaratë ku do të përmenden qëndrimet për çështjen e Goce Dellçevin në Kuvend.

Ai në intervistën e tij për Kanal 5 theksoi se nëse do të ishte kryeministër, bashkërisht me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov do të përkujtonte Goce Dellçevin vetëm nëse Petkov pajtohet se Goce Dellçev ka luftuar për shtetin e pavarur të Maqedonisë.

“Nëse Petkov pajtohet se Goce Dellçev është maqedonas dhe ka luftuar për shtetin e pavarur të Maqedonisë, atëherë nuk kam problem”, u shpreh Mickoski.