VMRO-DPMNE: Firma e Angjushevit, fitoi tender prej 40 mijë eurosh

Zëdhënësi i VMRO-së Arsovski thotë se firma Branko fitoi tenderin prej 40 mijë eurosh për tela mbrojtës anash rrugëve nga Agjencia e Rrugëve të Maqedonisë, percjell Fakte.
“Mediat sërish zbuluan një tender tjetër skandoz të kompanisë “Brako” në vlerë prej thuajse 40 mijë euro për blerjen e një rrjeteve mbrojtëse anësh rrugës, në një tender të fituar nga Agjencia e Rrugëve të Maqedonisë. Imagjinoni, ishin pak tenderat në ELEM për energji elektrike, ligjet për bateri litiume të cilët iu përshtaten Angjushevit, grantet për kompanitë e tij nga Fondi i Inovacionit dhe tani ai ka fituar një tender tjetër me vlerë rreth 40 mijë euro. Sikur nuk ka kompani tjetër që prodhon rrjeta mbrojtës përveç kompanisë së Angjushevit”, tha Arsovski.