VMRO-DPMNE: BDI po i keqpërdor shqiptarët në Maqedoni për ti fshehur aktivitetet kriminale

BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë e vërtetë, merret me shkrimin e letrave.
BDI duhet ta kuptojë se shkrimi i letrave me ankesa për përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk do t’i bëjë ata evropianë.

Kur bëhet fjalë për BDI-në, një gjë është e qartë: ata janë krijuesit e kriminalitetit në Maqedoni, ndërsa LSDM janë kumbarët.
BDI duhet të ndalojë së keqpërdoruri shqiptarët në Maqedoni për të shpëtuar nga aktivitetet kriminale.

Askush nuk do të shpëtojë nga krimi. Koha e praktikimit të kriminalitetit, siç ishte gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së, ka kaluar. Tani, për çdo krim të kryer, përgjigjja jepet para institucioneve kompetente.