Maqedonia dhe Shkupi janë të pasigurt me Oliver Spasovskin dhe SDS-në. Nuk kalon asnjë muaj që të mos ndodhë ndonjë përleshje apo vrasje në qendër të Shkupit. Shtatë vjet nëntoka kriminale i nxjer hesapet nëpër rrugët, qendrat tregtare dhe kafenetë e Shkupit dhe Spasovski jo vetëm që nuk bën asgjë për të kapur kriminelët, por edhe na bind se qytetarët janë të sigurt”, akuzon VMRO-DPMNE opozitare.
Nga aty thonë se “Maqedonia është i vetmi vend ku kriminelët mbrohen nga qeveria, në vend që të sanksionohen”. Oliver Spasovski dhe MPB nuk mund të sigurojnë paqe. Edhe sa konfrontime kriminale dhe vrasje duhet të ndodhin që Spasovski të marrë përgjegjësinë dhe të nënshkruajë dorëheqjen? Nëse nuk e dëshiron Spasovski, atëherë Kovaçevski duhet ta shkarkojë menjëherë nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”.
Në mes të ditës po llogariten kriminelët dhe Spasovski po bën PR-në dhe po përgatitet për zgjedhjet presidenciale. Spasovski nuk mund të udhëheqë një ministri, e lëre më një shtet të tërë. Dhe në vend që Spasovski dhe MPB të kërkojnë ndihmë nga qytetarët për ta denoncuar personin që ka qëlluar në East Gate, le të pyesë bashkëpartiakët dhe partnerët e koalicionit nga BDI se kush është personi, sepse në 4 vitet e kaluar të më së shumti foto kanë me kriminelët nga nëntoka” thuhet në njoftimin e partisë.