VMRO: Dë*nimi i organizatorëve të “27 Prillit”, i kurdisur

Ndaj vendimit për organizatorët e “27 prillit” reaguan edhe partitë politike në opozitë. VMRO-ja vendimin e sotëm e cilëson si të kurdisur dhe të planifikuar me qëllim frikësimin e kundërshtarëve të Zoran Zaevit. Sipas tyre, me vendimin e sotëm u dëshmua se në vend nuk ka prokurori dhe gjykatë por siç thonë një noteri që i verifikon ak*uzat e porositura. Sipas VMRO-së i gjithë gjykimi bazohet në dëshminë e një kr*imineli.

“Ky epilog gjyqësor nuk është asgjë tjetër përveç se vazhdimësi e Qeverisë për të luajtur me ardhmërinë dhe fatin e njerëzve të cilët në procedurë u dëshmua se janë të pafajshëm, por gjykata vendosi ta bazon vendimin vetëm në dëshminë e një njeriu me dosje kr*iminale si Aleksander Vasilevski Ninxha. Sipas ekspertizave u dëshmua disa herë se personi i cili ishte dëshmitarë kryesorë nuk ka qenë prezent kurrë ne vendet dhe situatat për të cilat dëshmon në procedurë”- deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.